Plagosja me armë zjarri në një lokal në Prishtinë, dy persona dërgohen në QKUK
Prishtinë, 5 prill medial.mk/ – Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin ku dy persona janë plagosur me armë zjarri pas një përleshjeje që ka ndodhur në një lokal në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.
Përmes raportit ditor, policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, ndërsa të plagosurit janë dërguar për trajtim në QKUK.
Një i dyshuar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Raportohet në një lokal janë përleshur mes veti disa persona ku janë përdorë edhe armë zjarrit, si pasojë e të shtënave dy meshkuj janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK. Në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

