Plagoset një person nga të shtënat me armë zjarri para një lokali në Kozle

Një burrë është lënduar mbrëmjen e djeshme para një lokali në rrugën “Mile Pop Jordanov” në lagjen Kozle të Shkupit. Personi është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n.

“Sipas njoftimit, fillimisht në një lokal ka pasur një debat mes B.G (44) nga Shkupi nga njëra anë dhe K.G., i cili ishte së bashku me një person tjetër, nga ana tjetër. Më pas, sipas kallëzimit, debati ka vazhduar jashtë objektit, gjatë të cilit K.G. ka qëlluar me armë në drejtim të B.G, informojnë nga MPB-ja.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.