Plagoset me thikë një person në Prishtinë
Një qytetar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, pasi është goditur me thikë. Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini”.
I plagosuri është dërgaur me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.