Petrovska: Kush mba uniformë, të qëndrojë larg politikës

Shkup, 10 maj – Akademia ushtarake i ndjekë dhe do të vazhdojë t’i ndjekë hapat dhe të kyçet aktivisht në edukimin në të cilin do të dalin akoma më shumë ide, projekte, politika publike dhe dokumente që do t’i japin konturat e rrumbullakësimit të plotë të aftësive luftarake të mbrojtjes. Akademia ushtarake dhe Shtatmadhoria nevojitet të bashkëpunojnë edhe më shumë në mënyrë që në fund të fitohet prodhim, për të cilin nuk do të ketë nevojë për trajnim shtesë dhe menjëherë pas diplomimit kadetët do të jenë të gatshëm t’i ndërmarrin detyrat e tyre.

Kjo është një nga porositë e ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, që i bëri në tribunën e sotme shkencore-profesionale “Tre dekada Armatë, tre dekada arsim ushtaral, leksione shkencore, realitet dhe perspektiva” të Akademisë ushtarake “Gjenerali Mihaillo Apostollski” në Shkup.

Ajo ishte decide se të gjithë personat të cilët mbajnë uniformë duhet të jenë larg partive politike sepse, siç theksoi, mbajtja e uniformës dhe politika ditore nuk shkojnë bashkë. Në atë angazhim të tyre Petrovska premtoi se do të jetë aleate.

Duke e potencuar rëndësinë e trajnimit për lidership dhe menaxhment, ministrja Petrovska porositi edhe se ai është segment ndaj të cilit duhet të kushtohet vëmendje e posaçme, me qëllim që të fitohen oficerë të përgatitur menjëherë t’u përgjigjen nevojave të Armatës.

Detyrë themelore, potencoi Petrovska, është të përgatiten liderë në ambientin e sigurisë në shekullin 21 të cilët do të aftësohen të funksionojnë në kushte të pavarësimit të shtuar.

Ajo kërkoi të rishikohen planet dhe programet mësimore dhe të shtohen temat që mësohen, të përditësohen konceptet, qasjet dhe teknologjitë.

Ministrja e Mbrojtjes Petrovska paralajmëroi se do të paraprijë rishikim i shumë dokumenteve kyçe strategjike, që tashmë janë sjellë, e disa prej tyre janë vjetruar.

Gjeneratat e reja të cilave të gjithë ne u besojmë, vlerësoi Petrovska, duhet të kenë njohje më të mëdha në udhëheqje dhe komandim, por edhe nga sfera e ekonomisë, teknologjive, komunikimeve, lidershipit dhe menaxhmentit.

Shefi i SHM të Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski e promovoi monografinë “30 vite armatë e Maqedonisë së veriut, formimi dhe zhvillimi”.

Dekani i Akademisë ushtarake koloneli Mitko Bogdanovski në fjalimin para të pranishmëve theksoi se Akademia vazhdimisht punon në avancimin e kushteve, mundësive dhe në përmirësimin e të gjitha kapaciteteve të mundshme për zbatim të mësimit në nivel më të lartë. Foli edhe për kadetët të cilët vijnë në Akademinë ushtarake nga shtete të tjera të rajonit, që do të thotë, siç tha, kemi besim të madh nga ana e shteteve të rajonit dhe se ai nivel jo vetëm të mbahet, por edhe të ngritet.

Dekani i Akademisë ushtarake kërkoi ndihmë në të ardhmen në pjesën e fushave komanduese të shtabit dhe potencoi se pa ndihmën nga njerëz të cilët vijnë nga operativi dhe janë me përvojë të madhe, nuk do të mund të fitoheshin kuadro të mira.

Ai mes tjerash u falënderua për mbështetjen nga MM-ja dhe nga Shtatmadhoria sepse, potencoi, pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre nuk do të mund t’i, nënvizoi, tejkalojnë sfidat me të cilat janë përballur në të kaluarën.