Petkov i kërkon Radevit të mbledhë Këshillin e sigurisë kombëtare për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Sofje, 20 maj – Kryeministri bullgar Kiril Petkov në një video-fjalim i bëri thirrje presidentit të shtetit Rumen Radev që të mbledhë Këshillin konsultativ të sigurisë kombëtare për gjendjen e negociatave ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Petkov tha se qeveria bullgare nuk do të bëjë asgjë pa pëlqimin e gjerë kombëtar dhe në përputhje me marrëveshjen e koalicionit të koalicionit qeverisës në vend.

Petkov tha se në Këshillin konsultativ për siguri kombëtare marrin pjesë të gjitha palët, të gjitha shërbimet dhe kabineti presidencial dhe i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që të dorëzojë raport për gjendjen e negociatave ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai bëri thirrje që raporti të diskutohet në këshillin e rregullt të koalicionit javën e ardhshme.

Kryeministri bullgar konfirmoi se qeveria nuk do të bëjë asgjë bazuar në presionin e jashtëm dhe përpara një mirëkuptimi të plotë në nivel të Këshillit të koalicionit, diskutim i thellë në Këshillin konsultativ të sigurisë kombëtare dhe qëndrim të qartë dhe afirmativ të organit më të lartë në Parlamenti bullgar.

Sipas kryeministrit Petkov, mandatin përfundimtar legjitim për temën e Maqedonisë së Veriut e ka vetëm Kuvendi kombëtar i Bullgarisë dhe, siç tha ai, ai duhet të jetë absolutisht i qartë për të gjithë shoqërinë bullgare dhe partnerët e jashtëm të vendit.