Pesë të vdekur dhe dhjetëra të shpëtuar pas fundosjes së dy anijeve në Detin Egje
Pesë persona, duke përfshirë katër fëmijë, vdiqën dhe dhjetëra u shpëtuan të hënën në dy incidente të veçanta që përfshinin varka me emigrantë që shkonin në ishujt grekë nga Turqia e afërt.
Roja bregdetare greke tha se pesë persona vdiqën dhe 18 u shpëtuan pasi një varkë me 22 emigrantë u mbyt në verilindje të ishullit grek të Lesbos, afër Turqisë, shkruajnë mediat e huaja.
Një zëdhënës i qeverisë tha se katër ishin fëmijë: një djalë 8-vjeçar dhe tre vajza të moshës 14, 8 dhe 11 muajsh.
Sipas mediave lokale, incidenti ka ndodhur tre milje detare brenda ujërave turke.
Të mbijetuarit u dërguan në portin kryesor të Lesbos, Mytilene, ku dy persona u transferuan në një spital lokal.