Persona të armatosur kanë marrë para nga një ekspoziturë e bankës në Qendër
Shkup, 8 mars – Tre persona nën kërcënimin me armë sot në orën 12:35 kanë marrë para nga të punësuar në një ekspoziturë të bankës në territorin e komunës Qendër, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
Në afërsi të vendit të ngjarjes, siç theksojnë nga MPB, një person ka shtënë një plumb, por nuk ka persona të lënduar.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

