Përmbytjet “kolapsojnë” Filipinet, 8 të vdekur e 19 persona të zhdukur

Tetë persona kanë vdekur dhe thuajse 46,000 janë evakuar nga shtëpitë e tyre në Filipine në ditën e Krishtlindjes.

Autoritetet vendase bëjë me dije se përmbytjet kanë shkaktuar dëme kolosale në vend. Pas shirave të dendur, 19 persona rezultojnë të zhdukur.

Sipas rojeve bregdetare pjesa jugore e vendit paraqitet më problematike, ku po punohet ende për të shpëtuar familjet në Jimenes dhe Tudela.

Filipinet konsiderohen si një nga vendet më të prekura nga efektet që kanë dhënë ndryshimet klimatike dhe shkencëtarët paralajmërojnë se stuhitë do të bëhen më të forta me rritjen e temperaturës së planetit.