Përmbytje në Nepal, të paktën 33 viktima, ende dhjetëra të zhdukur
Të paktën 33 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepalin perëndimor. Shirat më të keq të musonit goditën provincën Karnali në veri-perëndim, ku mijëra banorë u evakuuan.
Përmbytjet nisën javën e kaluar, por situata është vështirësuar akoma më shumë. Qindra shtëpi janë dëmtuar nga ortekët dhe përmbytjet, ndërsa ende rezultojnë të zhdukur 22 persona.
Ekipet e shpëtimit kanë përshkruar vështirësitë për të arritur në rajonin malor mes reshjeve të vazhdueshme. Agjencitë humanitare të OKB-së po shpërndajnë ushqim dhe ilaçe për komunitetet më të prekura.
Nepali po i afrohet fundit të sezonit të musonit, i cili zakonisht fillon në qershor dhe përfundon në tetor. Deri tani gjatë tij ka pasur të paktën 110 viktima.

