Përleshje me thikë në Forinë të Gostivarit, i mituri përfundon në spital

Gostivar, 20 prill – Një i mitur ka përfunduar me plagë të rënda në shpinë pas një përleshje me disa të rinjë të tjerë. Policia dyshon dy të mitur dhe po punon në zbardhje të rastit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Forinë të Gostivarit, ku një i mitur ka marë plagë nga sulmi me thikë. Përleshjes fizike i ka paraprirë një përleshje verbale, me çka është shkaktuar dhe tollovi më e madhe mes tre të rinjve.

Njëri prej djemve me thikë i ka shkaktuar lëndime shokut të tij, i cili është dërguar në spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad”. Ai është mbajtur për mjekim, informon Zhurnal.

Gjatë ditës do të realizohet bisedë me dy të rinjtë të tjerë, në prezencë të prindërve.

Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet padi adekuate penale./Zhurnal.mk