Përleshen fizikisht dy familje mes veti në Çair, MPB jep detaje

Ministria e Punëve të Brendshme njodton se pak pas mesnate është raportuar për përleshje fizike mes dy familjeve në Çair. Nga MPB shtojnë se janë marrë masa për zbardhjen e plot të rastit.

“Më datë 12.05.2022 në ora 00.05 në Stacionin Policor Çair është raportuar se në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare”, për shkak të marrëdhënieve të prishura familjare, është prishur rendi dhe qetësia publike nga përleshja fizike ndërmjet I.S. (58) dhe S.R. (22), të dy nga Shkupi, nga njëra anë, dhe S.F. (60), Sh.F. (64), S.F. (33) dhe F.F. (46), të gjithë nga Shkupi, nga ana tjetër. Në vendin e ngjarjes ka realizuar kontroll ekipi i SPB Shkup ndërsa po punohet për zbardhejn e rastit”, theksojnë nga MPB.