Përfundon numërimi i votave në Lezhë, PD forca e parë, si ndahen mandatet?

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Lezhës, ku rezultati ka nxjerrë si forcë të parë koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 29,484 vota, që përbëjnë 45.13% të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) renditet forcë e dytë me 27,585 vota ose 42.23%, ndërsa vendi i tretë i takon koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 3,614 vota ose 5.53%.

Ndarja e mandateve për zonën zgjedhore të Lezhës është bërë si më poshtë:

4 mandate për koalicionin PD-ASHM

3 mandate për Partinë Socialiste

Pjesëmarrja e partive dhe koalicioneve të tjera ka qenë modeste, pa ndikuar në përbërjen përfundimtare të mandateve. Ja renditja e plotë:

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 29,484 vota (45.13%)

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 27,585 vota (42.23%)

Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 3,614 vota (5.53%)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,791 vota (2.74%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,594 vota (2.44%)

Partia Mundësia – 734 vota (1.12%)

Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 316 vota (0.48%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 81 vota (0.12%)

Lëvizja Atdheu (LA) – 67 vota (0.10%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 48 vota (0.07%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 13 vota (0.02%).