Përfundon asfaltimi dhe regullimi i kanalizimit në rrugën 23 në Dizhon
Shkup, 20 maj – Ekipet e punës së komunës së Çairit, sot kanë asfaltuar rrugën 23 në lagjen Dizhon, rrugë kjo ku është bërë edhe modernizimi i ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, informon Zhurnal.
Kryetari i komunës, Visar Ganiu, thotë se ky projekt ishte për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2, nga ministria e Financave.
“Aktivitetet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore janë prioriteti ynë dhe në ditët në vijim janë paraparë edhe intervenime për sanimin dhe asfaltimin e më tepër rrugëve”, shprehet Ganiu./Zhurnal.mk

