Përfshirja e të miturve në krime, dominon mosha 13 deri 18 vjeç. Mbi 100 të prangosur vetëm në Fier
Përfshirja e të miturve në veprimtari kriminale , rezulton në shifra shqetësuese në Fier. Vetëm përgjatë vitit 2024 për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë 100 të mitur. Psikologia Krisalda Sauli, ka renditur një sërë faktorësh që ndikojnë në përfshirjen e të miturve.
Psikologia Sauli ka pohuar gjithashtu se grupmosha më delikate është 13- 18 vjeç, ndërsa procesin e riintegrimit në shoqëri e sheh si tepër të vështirë duke iu referuar edhe rasteve konkrete të ndjekura nga vetë ajo.
Ndërkohë në statistikat e Policisë Fier për vitin 2024, kryeson drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi ,me 44 raste , por shqetësuese mbeten edhe të dhënat e përfshirjes së adoleshentëve në krime kundër shëndetit, pasurisë dhe narkotikëve.

