Përfshihet nga flakët banesa në fshatin Mënik të Tiranës

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Mënik të Tiranës.

Raportohet se zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.