Për shkak të përmbytjeve shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Australinë Perëndimore

Kryeministri australian Entoni Albaneze dje deklaroi se Qeveria e tij është e gatshme t’u sigurojë ndihmë banorëve të shtetit AUstralia Perëndimore ët goditur nga vërshimet rekorde.

Cikloni tropikal Eli solli shira të rrëmbyeshëm në pjesën perëndimore të kontinentit. Më së rëndi është goditur Fircoj Krosing, qytet me 1.300 banorë, ku ushqimet janë dorëzuar me helikopterë për shkak të ujit të ardhur.

“Këto përmbytje kanë efekt shkatërrues mbi më shumë bashkësi që jetojnë këtu dhe vështirë se do të përballen me këtë, ndërsa nuk ka resurse të mjaftueshme Qeveria ime është në dispozicion, e gatshme të sigurojë çfarëdo ndihme”, deklaroi Albaneze.

Sipas informacioneve prej shërbimeve shtetërore të Australisë Perëndimore, Forcat nacionale mbrojtëse u ndihmojnë banorëve të goditur nga vërshimet dhe përdorin helikopterë për evakuimin e tyre.

Gjendja e jashtëzakonshme në pjesën veriperëndimore të vendit pasoi pas vërshimeve të shpeshta në pjesën lindore të Australisë në dy vitet e kaluara.