Për shkak të një aksidenti, komunikacioni mes Prilepit dhe Lagovës zhvillohet përgjatë rrugës së vjetër

Shkup, 19 mars – Për shkak të një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prilep-Manastir, komunikacioni Prilep-Lagovë zhvillohet përmes rrugës së vjetër, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Ekipet e kësaj Ndërmarrje publike janë në vendin e ngjarjes dhe punojnë në zbardhjen e rastit dhe normalizimin e qarkullimit.