Për shkak të aksidentit, është mbyllur për komunikacion rruga Dibër – Qendra Zhupë

Shkup, 3 janar – Aksi rrugor Dibër – Qendra Zhupë prej sot pasdite është mbyllur për qarkullim në dy drejtimet rrugore për shkak të një aksidenti në trafik, njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë.
Siç informojnë, komunikacioni është ndërprerë prej orës 16:33, ndërsa aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Mullirit.