Për ngasje të shpejtë 411 gjoba në territorin e të gjithë vendit

Shkup, 24 gusht – Në territorin e Qytetit të Shkupit dje, në kuadër të kontrolleve të përforcuara në trafik, në territorin e Maqedonisë së Veiut janë sanksionuar 411 shoferë.

Nga MPB-ja informojnë se 24 prej tyre po lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar, ndërsa tre automjete po lëviznin me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Me këtë rast theksohet në kumtesë, 181 shoferë e kanë tejkaluar shpetësinë në vend të banuar, ndërsa 230 jashtë vendbanimi.

Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.