Për hyrje dhe dalje në Tabanoc pritet 40 minuta

Tabanoc, 19 gusht – Në VK “Tabanoc” pritet nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa në VK “Bogorodicë” rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të shembjeve. jo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.