Për fundjavë mot me diell, mëngjeset deri -12 gradë
Shkup, 12 janar – Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot me diell me mëngjese të ftohta dhe me vranësira mesatare, informoi DPHM. Nesër temperatura do të lëviz prej -11 deri 7, ndërsa pasnesër prej -12 deri 8 gradë.
Në fillim të javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me të reshura të përkohshme të borës në male dhe vendet më të larta, posaçërisht në pjesët perëndimore, ku do të formohet shtresë e borës. Në vendet më të ulëta, të reshurat do të jenë të shiut dhe borës.

