Për drejtim të shpejtë sanksionohen 235 shoferë në territorin e shtetit
Shkup, 20 gusht – Gjatë kontrollit të përforcuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme në territorin e shtetit janë sanksionuar 235 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.
Siç kumtoi sot MPB-ja, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të shqiptuara, 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, 129 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 106 jashtë vendbanimit.

