Pendarovski takon drejtorin e parë të BERZH-it, Zhak Atali

Shkup, 24 maj – Presidenti Stevo Pendarovski në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos realizoi takim me Zhak Atali, drejtor i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), autor francez, profesor, ish-funksionar i lartë dhe kryetar i organizatës “Planet pozitiv”, qëllimi i së cilës është lufta kundër varfërinë dhe të gjitha formave të përjashtimit përmes mbështetjes për komunitetet më të cenueshme.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, në takimin me Atalin, si intelektual me ndikim botëror, ka shkëmbyer mendime për zhvillimet politike në Francë pas rizgjedhjes së presidentit Makron, marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës, si dhe nevojën për solidaritet të përforcuar evropian dhe bashkimi si përgjigje të sulmit rus ndaj vlerave demokratike dhe sigurisë së Evropës.

Atali ndau pikëpamjet e tij për çështjet e politikës së jashtme të BE-së dhe njëherësh, presidenti u njoh me aktivitetet ndërkombëtare dhe rolin e organizatës “Planet pozitiv”.