Pendarovski i dërgon letër Zelenskit, i shprehë mbështetje të plotë popullit ukrainas

Shkup, 18 maj – Presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një letër presidentit të Ukrainës Volodomir Zelenski, në të cilën shpreh mbështetjen për popullin ukrainas dhe e përgëzon presidentin Zelenski për kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë tre muajve të fundit, thotë Pendarovski në letrën, qytetarët e Ukrainës e kanë mbrojtur heroikisht vendin e tyre, e me këtë edhe mbarë kontinentin evropian dhe vlerat universale të demokracisë në të cilat besojnë shtetet dhe popujt paqësorë të cilëve ne i përkasim.

“Në këtë kuptim, ukrainasit kanë vërtetuar me vepra konkrete se i përkasin familjes evropiane dhe janë të gatshëm të hedhin hapat e parë drejt nisjes së procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Si një mbështetës prej kohësh i idesë së një Evrope të Bashkuar, jam plotësisht i bindur se sot, kur lufta kthehet në tokën evropiane, Unioni duhet të marrë vendime të rëndësishme politike, në mënyrë që procesi i zgjerimit të mos ndalet në Ballkanin Perëndimor. por do të vazhdojë me të gjitha shtetet paqësore evropiane që ndajnë vlerat e demokracisë, thuhet në letrën e presidentit Pendarovski drejtuar presidentit ukrainas Zelenski.

Në letrën, Pendarovski shpreh mbështetjen e plotë për situatën tragjike në të cilën ndodhet Ukraina dhe populli ukrainas pas agresionit ushtarak rus.

“Bazuar në këtë deklaratë, dëshiroj t’ju përgëzoj për plotësimin me sukses të pyetësorit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të nënvizoj se Republika e Maqedonisë së Veriut si vend kandidat mbështet rrugën evropiane të Ukrainës mike dhe marrjen e statusit kandidat gjatë Këshillit të Bashkimit Evropian në qershor të këtij viti. Unë besoj se një rezultat i tillë do të jetë i drejtë dhe logjik dhe do të mbështesë përpjekjet e Ukrainës në rrugën e integrimit evropian, si dhe një nxitje shtesë për të zbatuar reforma të mëtejshme thelbësore të brendshme për afrimin tuaj praktik me Unionin”, thuhet në letrën e hapur nga Pendarovski drejtuar Zelenskit.

Aspiratat evropiane, thuhet në letër, nuk na duhen si trofe politik, por si instrument dhe proces gjatë të cilit do të ndryshojmë dhe reformojmë për të arritur standardet e nevojshme me të cilat njihen demokracitë evropiane. Në këtë kontekst presim konfirmim se edhe miqtë tanë evropianë e njohin dhe e vlerësojnë, thotë Pendarovski në letrën e hapur drejtuar presidentit ukrainas Zelenski.