Peci: Guxo s’ka marrë ftesë nga Presidentja, do të duhej të merrte, jemi subjekt i regjistruar në KQZ

Deputeti Faton Peci, i cili është bashkëkryetar i partisë  Guxo ka thënë se nuk kanë marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takimin e thirrur për subjektet politike.

“S’kemi marrë ftesë, do të duhej me marrë ftesë sepse jemi subjekt politik i regjistruar në Komisionin Qendror Zgjedhor pavarësisht që s’kemi garuar vetëm. Kemi garuar bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha shkurt ai para gazetarëve.