PDK dorëzon listën në KQZ, këta janë kandidatët për kryetarë komunash

Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave dhe të kandidatëve për kuvende komunale.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon në 36 komuna.

Në 29 prej tyre, PDK garon me kandidatë për kryetarë komunash. Në 4 komuna, PDK garon vetëm me listë të kandidatëve për Kuvende Komunale, ndërsa në komuna të tjera, PDK garon në koalicion të përbashkët me partitë tjera shqiptare.

Lista e Partisë Demokratike të Kosovës me kandidatë për kryetarë komunash dhe ajo për Kuvende Komunale, përbëhet nga intelektualë e profesionistë kompetentë për qeverisje lokale, që kanë vizion të qartë për zhvillimin e vendit.

Nga 29 kandidatë të PDK-së për kryetarë komunash, 17 prej tyre garojnë për herë të parë, ndërsa tri prej tyre janë gra.

Kjo është lista me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e PDK-së:

1. Prishtinë – Uran Ismaili

2. Mitrovicë – Bedri Hamza

3. Prizren – Shaqir Totaj

4. Ferizaj – Agim Aliu

5. Gjilan – Leonora Morina Bunjaku

6. Pejë – Astrit Ademaj

7. Gjakove – Arbenesha Kuqi

8. Skenderaj – Sami Lushtaku

9. Drenas – Ramiz Lladrovci

10. Podujevë – Floretë Zejnullahu

11. Vushtrri – Ferit Idrizi

12.Klinë – Sokol Bashota

13. Shtime – Naim Ismaili

14. Kaçanik – Besim Ilazi

15. Dragash – Shaban Shabani

16. Rahovec – Bejtulla Deliu

17. Malishevë – Isni Kilaj

18. Kamenice – Muhamed Kallaba

19. Viti – Bekim Azizi

20. Suhareke – Murtez Zekolli

21. Lipjan – Hyzer Rizani

22. Fushë Kosovë – Rrahim Tërnava

23. Obiliq – Hanefi Musliu

24. Istog – Ali Nimanaj

25. Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi

26. Junik – Fatos Shala

27. Novoberdë – Selatin Nuhiu

28. Leposaviq – Shaqir Hetemi

Vërejtje: Në listë mungon emri i kandidatit për kryetar të Komunës së Deçanit.