Pasi u bë nënë për herë të parë, moderatorja shqiptare vizitohet në spital nga një person i veçantë
Moderatorja shqiptare, Dojna Mema, ka pak ditë prej kur është bërë nënë për herën e parë.
Ajo solli në jetë një djalë, e teksa ndodhet ende në spital, ajo ka pritur një vizitor të veçantë.
Bëhet fjalë për gjyshin e saj, i cili ka vizituar moderatoren pasi është bërë nënë.
Këtë moment emocionues, Dojna e ka ndarë në ‘Instagramin’ e saj ku krahas një fotoje ku gjyshi i puth dorën.

“Nuk kam fjalë për ty gjysh! Nolan Sol pastë zemrën tënde dhe respektin e adhurimin që ke patur gjithmonë për figurën e gruas.”, ka shkruar moderatorja krah fotos.
Ndryshe, moderatorja djalin e saj e ka quajtur Nolan Sol Sata.


