Pas tërmetit shkatërrues që ia mori jetën 50 mijë banorëve, qyteti turk Kahramanmars goditet nga tornado – raportohet për të vdekur
Si pasojë e tornados së sotme në rajonin turk të Kahramanmaras, i cili ishte ndër rajonet më të prekura nga tërmeti katastrofik në fillim të shkurtit, një person ka humbur jetën, ndërsa 40 persona janë lënduar.
Agjencia turke e lajmeve DHA njoftoi se tetë persona u lënduan rëndë. Tornado shkatërroi tendat dhe kontejnerët, në të cilët ishin vendosur përkohësisht ata që i mbijetuan tërmetit. Janë dëmtuar edhe çatitë e disa objekteve.

