Pas situatës së Veri – Vuçiq ka këtë thirrje për KFOR-in e EULEX-in

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shpreson që KFOR dhe EULEX do ta kryejnë punën policore në veri të Kosovës.

Sipas tij, ardhja e shqiptarëve “çon në fatkeqësi”.

Ai vlerëson se duhet të shmanget konflikti, por gjithashtu thotë se nuk mendon se amerikanëve u intereson konflikti. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi SHBA-në për sjelljen “më korrekte sesa shumë evropianëve”.

“Unë nuk po them se ata do të jenë në anën tonë. Ata gjithmonë do të jenë në anën e tyre, do të kujdesen dhe do t’i mbrojnë ata”.