Partitë që hapin portale frikësohen nga mediat e pavarura, VLEN-i nuk duhet të gabojë!

Shkup, 1 tetor – Koalicioni VLEN që tashmë janë pjesë e qeverisë erdhën në pushtet me qëllimin e vetëm sjelljen e ndryshimit. Tani më kanë kaluar 100 ditë në qeveri dhe e vetmja gjë është vërejtur është përpjekja e tyre për të krijuar “mediat” e tyre që t’ia bëjnë qejfin vetes, pra vetëm të thurrin lavde e elozhe për partitë e koalicionin e tyre. Kjo metodë e strategji ka qenë në praktikë edhe më herët por nga fakti që tashmë BDI-në nuk janë në pushtet kuptohet që metoda nuk ka qenë efektive e aspak e suksesshme, dhe është kritikuar mjaftueshëm nga këto parti që sot përbëjnë VLEN-in. Iniciativa e partive politike që të hapin portalet e veta është frikë e dukshme ndaj mediave të pavarura, dhe është akt e veprim anti-demokratik, shkruan Zhurnal

VLEN mos të kopjoj “stilin” e BDI-së hap portale e thurrë lavde, përfundimi dihet –

Ndryshimi i shumë përfolur duhet të preket e të shihet, nëse ndryshimi është kopjim atëherë qytetarët nuk kanë nevojë për kopje më të kënaqur do të ishin me origjinalitetin. Nëse BDI një parti ka pasur 10 portale tani katër parti në koalicionin VLEN a duhen të kenë 40 portale?

E tmerrshme është vetëm mendimi e nuk mund të paramendohet zbatimi i kësaj metode funksionimi. Edhe pse deri më tani lehtë është e detektueshme që pothuajse deri në 8 portale janë krijuar pas zgjedhjeve që të mbrojnë koalicionin VLEN, pra për “kokë partie” dy portale të cilët duhet të shkruajnë e raportojnë vetëm për anët pozitive të koalicionit VLEN, pra pa dhënë asnjë kritikë konstruktive.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka analizuar në detaje pasojat e krijimit të “mediave” nga partitë politike.

  1. Nuk kanë legjitimitet profesional për ta përmbushur punën e një mediumi të pavarur
  2. Metodë e kopjuar që ka rezultuar e dështuar (VLEN po kopjon BDI-në)
  3. Tentativë për të përhapur propagandë, gjë që është në kundërshtim me parimet gazetareske pasi mediat janë për t’i mbrojtur qytetarët nga propagandat negative
  4. Uzurpim të hapësirës mediatike, nëse secila parti politike hap median e vetë atëherë qytetarët do të hutohen nga “lajmet” pa redaksi dhe me të vetmin qëllim dezinformimin
  5. Ulja e besimit në mediat serioze dhe profesionale
  6. Kur partia ose partitë krijojnë mediume të veta, atëherë vetëm fjalën demokraci nuk duhet ta përmendin sepse është akti më jo demokratik
  7. As vetë politikanët e këtyre partive nuk u besojnë atyre “mediave që vet i krijojnë” prandaj në fushatë kanë nevojë për promovim programesh në media serioze dhe me kredibilitet në shoqëri
  8. Rrënim i misionit të profesionit të gazetarisë
  9. I japin mundësinë secilit “sharlatanë” të bëhet gazetarë duke përhapur gënjeshtra e sajesa që zihen në kuzhina partiake
  10. E në fund dëmtojnë vetveten sepse duke plasuar vetëm lajme në dobi të tyre pa marrë asnjë kritikë objektive e konstruktive ia bëjnë “varrin” vetvetes sepse u rritet mendja dhe nuk punojnë si duhet e sa duhet.

Ka edhe një sërë arsye të shumta që koalicioni VLEN asesi nuk duhet të vazhdojë me këtë avaz, ata edhe mund të vazhdojnë por përgjigjen shumë shpejt do ta marrin. Qytetarët janë të lodhur nga propagandat e spinat partiake tani kanë nevojë të informohen saktë dhe drejt.

Funksionet e mediave nuk janë vetëm informim i qytetarëve por edhe edukim, e këta protale që hapen nga partitë politike as nuk informojnë e as nuk edukojnë. Sepse, ata që i mbajnë këto portale partiake vetvetiu nuk janë të edukuar në këtë drejtim, dhe në emër të infomrimit dezinformojnë publikur, në emër të edukimit degjenerojnë e hutojnë në mënyrë të hatashme.

Mediat që i përmbahen parimeve të punës profesionale kanë një rol të madh në paraqitjen e së vërtetës, dhe ky mbase është roli kryesor i tyre. Dhe, duke mbajtur qëndrime të tilla disa media të caktuara në vend do të jenë dritare verifikimi për secilin lajm që plasohet në opinion dhe për të cilin ka hamendësi, qytetarët do të kenë ku të futen për të  kuptuar nëse kemi të bëjmë me të vërtetë apo është një dezinformim.

Informimi jo i saktë, tendencioz e për qëllimi fitimi është i dëmshëm dhe me pasoja të mëdha për një shoqëri. Infodemia është edhe më e dëmshme se pandemia, sepse nuk kemi të bëjmë me një virus por me një makineri që shpërndajnë pa reshtur gjëra janë shumë të rrezikshme për një shoqëri të tërë. “Lajmet e rreme” burimin e kanë nga “gazetaria pa redaksi”, që nuk dihet kush publikon atë lajm as kush qëndron prapa atij portali apo medias onlajn. E në këtë drejtim kur kontribuojnë përfaqësuesit e qytetarëve, politikanët përmes partive politike, jemi në epokën e shkatërrim të sferës publike, e kjo duhet të ndalet sa më shpejtë që është e mundur. /Zhurnal.mk