Parlamenti izraelit votoi për qeverinë e re të Netanjahut

Parlamenti izraelit votoi për qeverinë e Benjamin Netanjahut, me ç’rast 63 nga 120 deputetë votuan për qeverinë më ekstreme djathtiste deri më tani në vend.

Amar Ohana nga partia konservatore djathtiste Likud e Netanjahut u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit, para se të fillojë dhënia e betimit të anëtarëve të koalicionit.

Netanjahu në fjalim i ceki qëllimet më të rëndësishme të qeverisë së tij për katër vitet e ardhshme, duke thënë se do të bëhet gjithçka “për të mos na shkatërruar Irani me bombë bërthamore”.

Pas një pauze prej një viti e gjysmë, lideri 73-vjeçar  kthehet në krye të qeverisë së tij të gjashtë dhe tha se do të punojë edhe në afrimin me disa shtete arabe.