Parime për paqe – kornizë e re për zgjidhjen e përleshjeve nëpër botë

Një grup diplomatësh, ish burrështetas dhe përfaqësues të KB-së filluan të kërkojnë përkrahje politike për kornizën paqesore me standarde të reja për zgjidhjen e konflikteve, duke potencuar nevojën nga kreativiteti më i madh që të shmangen gabimet nga e kaluara, si ato në Mali dhe Afganistan.

Në Gjenevë këtë javë mbahen mbledhje të grupit, të quajtur “Parime për paqe” dhe në to mes tjerash, do të marrin pjesë donatorë të ndryshëm dhe përfaqësues qeveritarë.

Thuhet se deri tani pesë vende e kanë përkrahur iniciativën e tillë – Gjermania, Danimarka, Suedia, Zvicra dhe Holanda, ndërsa në vijim janë negociata me sponsorë tjerë, por edhe me donatorë privatë.

Thuhet se në botë ka më shumë se 50 konflikte aktive, nga Republika Dmeokratike e Kongos deri në Ukrainë, të cilat përfshijnë rreth dy miliardë njerëz, e ky është rekord i llojit të vet për periudhln pas Luftës së Dytë Botërore.

Përkrahësit e kornizës paqesore konsiderojnë se paqesorët e sotëm zbatojnë strategji të gabuar.

Ish i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Malin, Bert Kunders dhe bashkëpresident i grupit “Parime për paqe”, në margjinat e mbledhjes në Gjenevë deklaroi se në këtë moment “ndërmjetësuesit për paqe raportojnë për ide të gabuara për stabilizimin e situatës në rajone të caktuara dhe pastaj kërkojnë mënyra për tërheqjen e shpejtë të forcave paqesore”.

“Kjo mund të shihej në Afganistan, si dhe në Mali, por kjo është e gabuar”, tha ai.

Talebanët erdhën në pushtet në Afganistan në gusht të vitit 2021, pas tërheqjes së forcave amerikane e tjerë, ndërsa tërheqja e Francës nga Mali vitin e kaluar ka nxitur tërheqje më të gjerë edhe të forcave paqesore të KB-së.

Drejtori ekzekutiv i “Parime për paqe”, Hiba Kasas, palestinez dhe ish funksionar i KB-së, vlerëson se hapësira e tashme paqesore është plotë me mungesa, duke e quajtur “Perëndimi i Egër”

Edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh punon në “Agjendën e ashtuquajtur për paqe”.

Përkrahësit e iniciativës në bisedat në Gjenevë paralajmëruan se konceptin e ri do ta zbatojnë në një vend të Afrikës lindore.