Parashikimi i motit, e martë, 1 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të qarkullimit të një qendre të presionit të ulët mbi rajonin e Ballkanit shoqëruar me masa ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me kthjellime dhe gradualisht shtim të vranësirave mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi 9-15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut si dhe në orët e para të mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/18 Diell re shi
Kukës 6/14 Diell re shi
Lezhë 11/19 Diell re shi
Dibër 7/16 Diell re shi
Durrës 10/20 Diell re shi
Tiranë 10/20 Diell re shi
Elbasan 10/20 Diell re shi
Berat 9/21 Diell re shi
Vlorë 10/20 Diell re shi
Korçë 6/14 Diell re shi
Gjirokastër 9/18 Diell re shi
Sarandë 9/18 Diell re shi