Parashikimi i motit, e enjte, 17 prill 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët nga orët e mesditës fillimisht në zonën e veriut për tu shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Prej orëve të pasdites deri në mbrëmjen vonë në zonën e veriut reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era ka fryrë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 6m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës fitoi shpejtësi deri 17m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/23 Diell re shi
Kukës 13/26 Diell re shi
Lezhë 14/25 Diell re shi
Dibër 13/23 Diell re shi
Durrës 15/28 Diell re shi
Tiranë 17/29 Diell re shi
Elbasan 14/28 Diell re shi
Berat 17/27 Diell re shi
Vlorë 21/26 Diell re shi
Korçë 12/22 Diell re shi
Gjirokastër 17/27 Diell re shi
Sarandë 12/23 Diell re shi