Paralajmërimi për bllokadë/ Flasin Xhaferi, Dauti e Ademi

Shkup, 4 maj – Paralajmërimi i Hristijan Mickoskit për bllokim të Kuvendit përmes amandamenteve, shkaktoi jo pak reagime në Kuvend. Deri tani ky paralajmërim mori mbështetje vetëm nga Lëvizja Besa, parti gjithashtu opozitare, ndërsa partitë tjera që deri tani janë deklaruar publikisht, kanë shprehur rezerva.

I pari i Kuvendit, përgjegjësia mëe madhe që bie mbi ti, Talat Xhaferi, tha se një bllokim i mundur i Parlamentit do të thotë bllokim edhe i shtetit, por do të shohin se si do të veprojnë, informon Zhurnal.

“Kuvendi vepron sipas Rregullores, nëse ka amendamente do të shohim se si do të kalojnë ligjet në komisione, nëse ka filibastering, sa mund të flasin deputetët, ja 120 deputetë që do të flasin për 10 minuta. Do të shohim nëse do të hapet debat në seancë plenare apo jo.

Unë do të punoj sipas Rregullores, nuk do të ketë luftë, do të shohim si do të na detyrojnë. Jo vetëm Kuvendi, por edhe institucionet tjera duhet të mendojnë për pasojat, sepse në një rast të tillë nuk është vetëm bllokadë e Kuvendit por edhe e shtetit”, theksoi Xhaferi.

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi, gjithashtu ka folur për këtë paralajmërim të Mickoskit. Ai u shpreh se këto bllokime nuk janë në interes të qytetarëve dhe duhet të rishqyrtohen.

“Qytetarët duan qasje konstruktive, jo destruktuive. Qytetarët duan, siguri, stabilitet, mirëqenie dhe realizim të projekteve, ndërsa dhunimi institucional dhe bllokimi i shtetit nuk shkon në interes të qytetarëve. Sigurisht, është dëshmuar nga e kaluara që është politikë e gabuar. Shpreh keqardhje të thellë nëse merret një vendim I tillë nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE. Uroj që ta rishqyrtojnë pozitën dhe këtë qëndrim të tyre. I ftoj që të garojnë me ide, projekte dhe jo me bllokim dhe shkatërrim. Shteti do të funksionojë në bazë të ligjeve ekzistuese pavarësisht dëshirave dhe vendimeve të partive politike”, është shprehur Ademi.

Aleanca për Shqiptarët ndërkohë edhe pse është në opozitë, si duket nuk do të mbështesë iniciativën opozitare. Nga kjo parti thonë se do të debatojnë rreth kësaj çështje dhe do të marin vendim të përbashkët si parti.

“Është e drejtë e çdo subjekti politik që të ndërtojë strategjinë e vetë të veprimit. Në këtë drejtim ka vepruar me siguri edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, siç është e drejtë edhe e Aleancës për Shqiptarët që të ndërtojë strategjinë e vetë të veprimit, ashtu siç kemi ardhur sot në Kuvend për të futur në procedurë parlamentare dy propozim/ligje”, tha deputetja Dauti.

Ndryshe dje Mickoski nga pamundësia për të fituar zgjedhje të parakohshme, ai paralajmëroi bllokim të Kuvendit me amandamente. Ai paralajmëroi bllokadë të gjithçkaje përjashtuar ligjet për paga më të larta apo ndihma për qytetarët.

“Qeveria nuk është zgjidhje për këtë katastrofë nacionale, ajo është problemi. Prita të paktën të ketë përgjegjësi në LSDM edhe në kushte të krizës si politikanë të gjenerojmë unitet. Ne nesër do të kemi seancë të Komitetit ekzekutiv dhe do të propozoj si hap të parë pas 10 majit të ketë njëfarë bllokade aktive të Kuvendit. Ajo do të jetë bllokadë aktive e gjithçkaje, me përjashtim të atyre ligjeve që nënkuptojnë paga më të larta ose ndonjë ndihmë për qytetarët”, tha Mickoski në intervistën për TV Sitel.

Shtoi se do t’i propozojë grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që gjithçka tjetër të bllokohet në Kuvend përmes filibustering ose përmes amendamenteve apo fjalimeve aktive edhe në seancat e Komisioneve dhe atyre parlamentare./Zhurnal.mk