Paralajmërimi i FMN: Po hyjmë në një zonë të re e të rrezikshme

Re të zeza po shfaqen në horizontin e ekonomisë globale. Presionet e ashpra inflacioniste si pasojë e prishjes së ekuilibrit kërkesë-ofertë, politikat e kohës së pandemisë dhe lufta në Ukrainë nuk janë shenja pozitive në këto kohë të vështira.

“Po hyjmë në një zonë të re e të rrezikshme, një botë që është më e fragmentarizuar, më e brishtë dhe më e cenuar nga tronditjet që i nxjerrin vendet jashtë kursi”, tha Kristalina Georgieva, drejtoreshë e FMN-së.

Sipas parashikimit të FMN-së, shumë vende do të hyjnë në recesion në 2023-shin dhe kalimi nga një ekonomi relativisht e qëndrueshme, me norma të ulëta interesi dhe inflacion të ulët në një ekonomi diametralisht të kundërt do ta bëjë bashkëpunimin global më të vështirë.