Paraburgim për 22 vjeçarin nga Studeniçani
Shkup, 21 nëntor – Më datën 19.11 në ora 19:00 në rrugën “Filipi i Dytë” në Shkup, zyrtarët policorë kanë arrestuar 22 vjeçarin M.J nga fshati Studeniçan i Shkupit. Ai një natë më parë në ora 01:20 pas mesnate kishte sulmuar 36 vjeçarin D.A nga Shkupi dhe i ka shkaktuar lëndime trupore, informon Zhurnal.
SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj tij për veprën “Dhunë” sipas nenit 386 paragrafi 6, ndërsa të njejtit i është shqiptuar masa e paraburgimit./Zhurnal.mk

