Papa Françesku bëri thirrje për heqjen dorë nga uria për pushtet

Në predikimin e tij në vigjilje të  Krishtlindjeve,  kryetari i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, i qortoi ata që janë të dashuruar në pasuri dhe fuqi në kurriz të të pambrojturve dhe fëmijëve, i dënoi luftën, varfërinë dhe konsumatorizëm i pangopur dhe kujtoi se Jezusi lindi në një stallë.

Në meshën e mbrëmjes që e drejtoi në Bazilikën Shën Pjetri në Vatikan morën pjesë rreth 7.000 besimtarë.

Françesku e gjeti frymëzimin për leksionet e Krishtlindjeve në modestinë e orëve të para të jetës së Jezusit në grazhd.

“Derisa kafshët ushqehen në stallat e tyre, burrat dhe gratë e botës sonë, në urinë e tyre për pasuri dhe fuqi, i gëlltitin madje edhe fqinjët e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre”.

Ai shtoi se edhe këtë Krishtlindje bota  e cila është e uritur për para, fuqi dhe kënaqësi nuk lë hapësirë për një numër të madh fëmijësh të vegjël, të varfër dhe të harruar.