Pajtohem me kritikat e ambasadores amerikane dhe atij holandez për Këshillin gjyqësor, thotë Kovaçevski

Shkup, 3 janar – Kryeministri Kovaçevski deklaroi se pajtohet me mendimet e ambasadorëve të SHBA-së dhe Holandës, Anxhela Ageler dhe Dirk Jan Kop në komentin për zhvillimet në Këshillin Gjyqësor pas vendimet të fundit të Gjykatës Administrative.
“Për sa i përket Këshillit Gjyqësor i ndaj mendimet e ambasadorit amerikan dhe holandez, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve për zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor pas prezentimit të ZZHTI të investimit të parë të huaj për vitin 2024.
Gjykata administrative vendosi se Këshilli Gjyqësor nuk ka dhënë arsye të arsyetura për shkarkimin e ish kryetares Vesna Dameva, nuk i ka deklaruar provat në bazë të të cilave është vertetuar gjendja faktike, veçanërisht as faktet e vërtetuara, të cilat sipas gjendjes faktike të vërtetuar i referohen miratimit të vendimit për shkarkimin e saj.
Në aktvendimin që ka të bëjë me anulimin e vendimit për shkarkimin e Damevës, të cilin Gjykata Administrative e ka shpallur sot në mënyrë anonime, thuhet se duke vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, Gjykata ka konstatuar se e njëjta është e kundërligjshme për shkak të shkeljes së rregullave të procedurës, përkatësisht për faktin se vendimi i kontestuar, siç theksojnë “përmban mangësi të atilla thelbësore që pengojnë vlerësimin e ligjshmërisë së aktit”. Nga kjo gjykatë, shtojnë, ndër të tjera, se gjatë riprocedimit, Këshilli gjyqësor duhet të ketë parasysh sugjerimet e dhëna nga Gjykata, dhe pas kryerjes së procedurës ligjore, në kuadër të kompetencave të saj, duke iu referuar dispozitave ligjore të marrë një vendim të arsyetuar dhe ligjor.
Ish kryetarja e Këshillit Gjyqësor u shkarkua pranverën e kaluar, kur zevendësi i saj, Selim Ademi, kërkoi të votohet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit, ajo bëri padi në Gjykatën Administrative.
Ky shkarkim dëmtoi besueshmërinë e Këshillit Gjyqësor, i cili pati reagime të shumta në opinion. Dy ambasadorët, Ageler dhe Jan Kop, i bënë kritika të rënda Këshillit Gjyqësor.
Ambasadorja Ageler shprehu zhgënjim për punën e organit gjyqësor, ndërsa ambasadori holandez Jan Kop theksoi se organi gjyqësor është jolegjitim. Është dërguar gjithashtu edhe një mision vlerësues nga Bashkimi Evropian, i cili ka përgatitur 40 rekomandime për përmirësimin e funskionimit të Këshillit.
Këshilli gjyqësor për momentin, tashmë tre orë është në takim pune, në të cilin, siç është paralajmëruar, do të shqyrohet aktvendimi i Gjykatës administrative, me të cilin anulohet vendimi për shkarkimin e ish kryetares së Këshillit, Pas aktvendimit, siç informuan nga Këshilli Gjyqësor, duhet të ndërmerren veprime brenda 30 ditëve dhe nuk ka të drejtë ankese.