Pa patentë shoferi, arrestohet 25-vjeçari nga Vrapçishti

Shkup, 3 prill, medial.mk/ – Një 25-vjeçar nga fshati Vrapçisht është arrestuar nga policia në Gostivar.

Ngjarja ka ndodhur sot (03.04.2026) në orën 08:10 në rrugën “Ilinden” në Gostivar.

“Personi drejtonte automjetin ‘Golf’ me targa të Gostivarit pa patentë shoferi”, thuhet në njoftimin për Tetovasot.

Automjeti është sekuestruar përkohësisht, ndërsa ndaj tij do të paraqitet kallëzim.

“Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë autoritetet për Tetovasot.

Leave a Reply