Ostin: Ukraina ka mundësinë që të marrë nismë në fushëbetejë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin sot deklaroi se Ukraina ka me të vërtetë mundësi të mira të marrë nisma në fushëbetejë.
“Mendoj se ata do të kenë mundësi të mira për të bërë ndryshim të rëndësishëm në fushëbetejë dhe për të vendosur nismë. Dhe ata do të jenë në gjendje ta përdorin atë nismë për të ecur përpara”, deklaroi Ostin pas një takimi me ministrat e mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Ai bëri të ditur se për NATO do të sigurojë trajnim të ushtarëve ukrainas për çdo sistem të armatosur të dërguar.
“Jemi shumë të fokusuar në sigurimin e platformave të armëve, por edhe trajnimit të nevojshëm për përdorimin efektiv të armëve të reja”, theksoi Ostin.

