​Osmani takon shefin e Misionit të OSBE-së, diskutojnë për zhvillimet aktuale në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në vend

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që raportet e OSBE-së të pasqyrojnë me saktësi realitetin në terren, dhe që incidentet e raportuara të jenë të bazuara në fakte të verifikuara dhe të konfirmuara edhe nga institucionet e sigurisë në Kosovë.

Zyra e Presidencës, ka shkruar se presidentja Vjosa Osmani diskutoi edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe adresimin e ndërhyrjeve ilegale nga Serbia, përfshirë presionin që ushtrohet nga Serbia ndaj qytetarëve serbë në Kosovë me qëllim të pengimit të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi po ashtu se përkushtimi i institucioneve të Kosovës për paqe, stabilitet dhe gjithëpërfshirje mbetet i palëkundur.