Osmani në Torino në sesionin e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës

Shkup, 20 maj – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Torino do të merr pjesë në sesionin e 132-të ministror të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës. Në sesionin ministror, me të cilin kryeson Italia, do të marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme të 46-vendeve anëtare të organizatës më të vjetër evropiane për të drejtat e njeriut, demokraci dhe sundimin e së drejtës.

Në sesionin, pritet të diskutohen më shumë tema aktuale, me fokus në pasojat nga agresioni i Federatës ruse ndaj Ukrainës, që mes tjerash ka sjellur edhe deri në përjashtimin e Rusisë nga Organizata në mars të këtij viti. Po ashtu, në mbledhjen do të bëhet edhe pranimdorëzimi i kryesimit me Komitetin nga Italia te Irlanda për periudhën e ardhshme gjashtëmujore, kumtoi MPJ.

Në margjinat e sesionit ministror, janë paraparë edhe më shumë takime bilaterale të Osmanit me ministrat e punëve të jashtme të Moldavisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit, Armenisë, si dhe me përfaqësues të lartë të Ukrainës dhe të Këshillit të Evropës.