Oriola Marashi mahnit me linjat trupore, ndërsa mbulon gjoksin me kapelë
Ajo përflitet për thuajse çdo fotografi e video që shpërndan me ndjekësit në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për modelen Oriola Marashi, e cila gjatë këtyre ditëve ka mahnitur fansat e publikun me pozat e reja.
Superylli ka ndarë disa fotografi provokuese në Instagram, në të cilat është shfaqur nga ishujt Mykonos, Greqi.
Ajo vjen tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme, derisa në disa fotografi e mbulon gjoksin me duar e në të tjerat me kapelë.
Marashi shquhet për linjat e bujshme trupore dhe këtë tanimë e ka dëshmuar me secilin imazh.
“Më e mira nuk ka ardhur akoma”, ka shkruar ajo.
Oriola deri më tani është bërë imazh i shumë brendeve të njohura e po ashtu edhe i markës ‘Guess’.