Ohër/ Strugani 49 vjeçar gjendet pa vetëdije në veturë, afër kishte shiringë

Ohër, 7 prill – Në SPB Ohër mbrëmë në orët e vonshme është raportuar se në një rrugë lokale në fshatin LLakoçer i poshtëm në Ohër, në makinën “Volkswagen Caddy” është gjetur një person pa vetëdije me iniciale T.(49)nga Struga.

Siç njoftojnë nga MPB gjatë kontrollimit në veturë, është gjetur një shiringë me mbetje të lëngshme.

Me intervenimin e ekipit të shpejtë mjeksor nga Ohri 49 vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore./Zhurnal.mk