OBSH: Pritet përmirësim i situatës me sëmundjet infektive
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), sot shprehu bindjen se situata në nivel global në luftën kundër sëmundjeve të rrezikshme do të përmirësohet vitin e ardhshëm.
OBSH-ja deklaroi se pret heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme globale për shkak të koronavirusit, si dhe fundin e epidemisë së ebolës në Ugandë.
Në kumtesë theksohet se pandemia e koronavirusit është dobësuar ndjeshëm këtë vit, si dhe epidemia globale e lisë së majmunëve është në rënie dhe se në Ugandë më shumë se tre javë nuk është shfaqur asnjë rast i ri i ebolës.
OBSH-ja raportoi se përpjekjet për parandalimin, testimin dhe trajtimin e malaries në mbarë botën kanë dhënë gjithashtu rezultate dhe se vdekshmëria nga kjo sëmundje nuk është rritur.

