OBSH: Ndryshimet klimatike e nxisin kolerën në botë

Ndryshimet klimatike shkaktuan rritje të konsiderueshme dhe epidemi vdekjeprurëse të kolerës të paraqitura në rreth 30 vende këtë vit, kumtoi mbrëmë Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).

OBSH informon se i ndjekë epidemitë e kolerës në 30 vende afrikane, si dhe rritjen e rasteve në Haiti.

Hulumtuesit vlerësuan se çdo vit ka prej 1,3 deri 4 milionë raste të kolerës dhe prej 21.000 deri 143.000 raste të vdekjes nga kolera në mbarë botën, sipas të dhënave të OBSH-së.

“Situata është tërësisht pa precedent, sepse jo vetëm që shohim më shumë epidemi, por këto epidemi janë më të mëdha dhe më vdekjeprurëse se ato që i kemi parë gjatë viteve të kaluara”, tha Filip Barboza, i cili e kryeson ekipin e OBSH-së të angazhuar për luftë kundër kolerës dhe diaresë epidemiologjike.

Mjekët pa kufij njoftuan se këtë vit ka shpërthim të kolerës në kampet e refugjatëve në Liban, Somali dhe Nigeri.

Kolera është infektim akut i shkaktuar nga Vibrio cholerae që e kaplon tërë zorrën e hollë dhe karakterizohet me diarre të shumtë, vjellje, shtrëngime në muskuj, dehidrim, oliguri dhe kolaps.

Kolera godet rreth tre deri pesë milionë njerëz në mbarë botën dhe është përgjegjëse për mes 28.000 – 130.000 raste të vdekjes në vit.

“Ajo që sërish është shumë e re prej fillimit të vitit dhe fundit të vitit të kaluar është shumë ndikim shumë i dukshëm i ndryshimeve klimatike”, tha Barboza.

Siç tha, shumica e këtyre epidemive të mëdha dhe ato që ndodhin në të njejtën kohë, që e bën situatën shumë më të komplikuar, është ndikimi i drejtpërdrejtë i problemeve të pavolitshme klimatike.

Për shembull, tha Barboza, vërshime të konsiderueshme, reshje të papara monsunike të shout dhe seri ciklonesh vazhdojnë të nxiten nga ndryshimet klimatike në Bririn afrikan, Sahel dhe pjesë të tjera të botës. “Dhe për fat të keq, gjërat nuk do të ndryshojnë së shpejti”, tha Barboza.

Përfaqësuesi i OBSH-së tha se kolera është sëmundje e dukshme e varfërisë dhe ndjeshmërisë.

“Dhe kjo është pjesa më e brishtë e popullatës në cilin do vend që është më i rrezikuar edhe nga arsyeja e thjeshtë: kjo është vetëm sepse nuk kanë qasje drejt ujit të sigurt dhe kushteve themelore sanitare”, shtoi Barboza.

Trajtimi i kolerës përfshin rihidratim oral për shumicën e pacientëve dhe rihidratim intravenoz për rastet më të rënda.