OBSH kërkon më shumë informacione nga Kina që ta vlerësojë situatën me Kovid-19 në vend
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nevojë për më shumë informacione që ta vlerësojë rritjen më të re të numrit të të infektuarve me koronavirus në Kinë, deklaroi drejtori i përgjithshëm i organizatës, Tedros Adanom Gebrejesus.
“Që të bëhet vlerësim gjithëpërfshirës i rrezikut të situatës në teren në Kinë në lidhje me koronën, OBSH-së i nevojiten informacione më të hollësishme”, shkroi Gebrejesus në Tuiter.
Numri i të infektuarve me koronavirusin u rrit në Kinë këtë muaj, pasi Pekini e shfuqizoi strategjinë e tij për zero tolerancë kundër virusit, duke përfshirë edhe testimin e rregullt për Kovid-19.

