Numri i të vdekurve në tërmetet në Turqi është rritur në 36.187

Numri i të vdekurve nga tërmetet që të hënën e kaluar e  goditën Turqinë është rritur në 36.187, bëri të ditur sot Agjencia Turke për Menaxhimin me Katastrofa (AFAD).

Nga Agjencia theksuan se më shumë se 4.300 pasgoditje e goditën zonën e fatkeqësisë nga tërmeti fillestar.

Sipas raporteve të mëparshme, më shumë se 41.000 njerëz humbën jetën në dy tërmetet e forta që tronditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.