Nuk ishin pjesë e portretit të ri të Familjes Mbretërore, Princ Harry dhe Meghan Markle përgjigjen me stil

Princi Harry dhe Meghan Markle janë fotografuar të kapur dorë për dore gjatë udhëtimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, pak para vdekjes së Mbretëreshës Eilzabeth II.

Vetëm dy ditë pasi pallati ndau një portret të ri të familjes mbretërore, fotografi i njohur, Misan Harriman, ndau një foto të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it duke qëndruar afër teksa mbanin duart me njëri-tjetrin.

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it pak momente përpara se të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së @OneYoungWorld muajin e kaluar”, shkroi Harriman në foton në Instagram.

Harry ishte veshur me një kostum të zi dhe kravatë, ndërsa Markle dukej elegant me një kostum të kuq.

Ndërsa ylli i “Suits” dukej se kishte një pamje serioze në fytyrën e saj, Harry i dha një buzëqeshje të vogël kamerës.

Fotografi postoi edhe një foto bardh e zi të Harry-t dhe Markle-t në eventin ku u panë në prapaskenë, sërish të kapur për dore.

Sussex-ët morën pjesë në samitin, i cili u zhvillua në Mançester, Angli, më 5 shtator. Pas paraqitjes së tyre në samit, çifti u nis për në Gjermani për të marrë pjesë në ngjarjen e Lojërave Invictus “Dusseldorf 2023 – One Year to Go”.